Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u prit në takim nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava.
Në njoftimin e qeverisë thuhet se Kurti shprehu mirënjohje për Myftiun Tërnava për përkrahjen dhe kontributin e dhënë nga ai dhe Bashkësia Islame e Kosovës.
“Në takimin e përbashkët me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe këshilltaren ligjore të kryeministrit, Tea Blakaj-Hoxha, u bisedua edhe për Projektligjin për Liritë Fetare. Kurti e falënderoi Myftiun Tërnava për bashkëpunimin për këtë projektligj”, transmeton Klankosova.tv.
“U theksua se qeveria e merr me seriozitet garantimin dhe respektimin e plotë të lirisë fetare, në mënyrë të barabartë, për të gjithë qytetarët pa dallim”.
The post Kurti takohet me Tërnavën, bisedojnë për Projektligjin për Liritë Fetare appeared first on Klan Kosova.