Home > Uncategorized > Hohmann në SPAK: Lufta ndaj korrupcionit kusht për anëtarësim në BE

Hohmann në SPAK: Lufta ndaj korrupcionit kusht për anëtarësim në BE

//
/
Comments are Off

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann ka zhvilluar një takim me kreun e ri të SPAK-ut, Altin Dumani. 

Siç bëhet e ditur në Facebook, në fokus të bisedës së tyre ishte lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar që ndikojnë në avancimin e procesit të anëtarësimit në BE, shkruan Klankosova.tv.

“Bisedë e mirë me Kryeprokurorin e ri të SPAK, Z. Altin Dumani. BE mbështet plotësisht një SPAK të pavarur dhe efektiv. Lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar mbetet çështje kyçe për avancimin e Shqipërisë  në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”, shkruan ambasadorja Hohmann në Facebook. 

The post Hohmann në SPAK: Lufta ndaj korrupcionit kusht për anëtarësim në BE appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights