Ministri i Financave, Hekuran Murati, pas përplasjes me deputeten e LDK-së, Hykmete Bajramin, ka lëshuar mbledhjen pa nisur raportimin për të cilin ishte ftuar.
Deputetja dhe kryetarja e komisionit përkatës parlamentar, Hykmete Bajrami, tha se ishte e papranueshme rritja e tatimit në pronë në kohë krize.
Murati në anën tjetër, ka komentuar ngritjen e vlerës së tatimeve në pronë duke theksuar që “në të kaluarën ka pasur raste të nënvlerësimit të pronave,”
“Çështja e tatimit është ligj i kaluar më 2018. Bëhet fjalë për një ligj që është në fuqi. Ministria s’ka marrë asnjë vendim për të rritur tatimin, shkallët tatimore i caktojnë komunat dhe Ministria e Financave e ka obligim ligjor për të asistuar në vlerësimin e pronave,” – ishte shprehur Murati.
Ai ka thënë se do të shikojnë mundësitë që t’i shikojnë mundësitë që ta bëjnë të tejkalueshme situatën.
Pas përplasjes Murati ka lëshuar mbledhjen pa nisur raportimin për atë që ishte ftuar.