Mbesa e Mbretëreshës Elizabeth II, Princesha Eugenie dhe bashkëshorti i saj, Jack Brooksbank, së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë.
“Princesha Eugenie dhe Jack Brooksbank janë të lumtur të njoftojnë se janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë këtë verë”, thuhet në njoftimin e Buckingham Palace, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.
Ky do të jetë fëmija i dytë i çiftit, pasi që në shkurt të vitit 2021, ata mirëpritën në jetë djalin e tyre, August Philip Hawke.
Fëmija i dytë i Princeshës Eugenie dhe Jack do të jetë i pari nga stërnipërit e Mbretëreshës Elizabeth të lindur pas vdekjes së saj në shtator të vitit që lamë pas dhe do të jetë i 13-ti në radhën e pasardhësit të fronit britanik.
The post Princesha Eugenie dhe Jack Brooksbank njoftojnë pritjen e fëmijës së tyre të dytë appeared first on Klan Kosova.