Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë intervistë për të përditshmen italiane “Corriere della Sera”.
Gjatë vizitës së saj në Romë, ajo takoi presidentin italian Sergio Mattarella dhe Papa Françeskun, me të cilët diskutoi për tensionet në Ballkan.
Presidentja më e re e shtetit më të ri evropian, Vjosa Osmani, që disa muaj merret me një ndër krizat më të rrezikshme të Ballkanit. Barrikadat serbe, trupa të mobilizuar speciale, armatim afër kufirit, dhe gjuajtje ndaj trupave te NATO-s.Dhe përballë, ka armikun e përjetshëm. Në prapavijë, është e bindur se qëndron dikush më i rrezikshëm:
“Mentaliteti hegjemonik i Beogradit ngjason shumë me qasjen që ka Rusia, kur ai beson të kthehet në epokën imperiale dhe të rimarrë territoret e shteteve fqinje. Ndërsa, Serbia luan përmes skemës së Putinit. Pajtimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq nuk është rruga për ta ndjekur, e kemi parë tashmë me Millosheviqin në fillim të viteve ‘90ta kur kishte njerëz që e konsideronin paqësor. Shtetet demokratike duhet t’i japin Beogradit një mesazh të qartë: nuk duhet t’u lejohet të drejtojnë regjionin drejt një konflikti tjetër. Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme prezenca e NATO-s. Rusia do të vë vëmendjen e Perëndimit në Ballkanin Perëndimor, për ta larguar atë nga Ukraina. Ndërkohë, Serbia kërcënon sigurinë duke shfrytëzuar forcat që bashkëpunojnë me Grupin Wagner, me blerjen e armëve ruse për t’iu dërguar paramilitarëve në Veriun e Kosovës, ngritur barrikada, krijuar tensione”, thotë Osmani.
Corriere della Sera: Presidente Osmani, si është e mundur që Kosova pas një çerek shekulli pas bombardimeve, dhe pesëmbëdhjetë vjet pas pavarësisë, të jetë afër një konflikti me Serbinë?
VJOSA OSMANI: Nuk do të kisha thënë se ka qenë Kosova ajo që ka përfunduar në humnerën e këtyre tensioneve. Dhe as nuk mund të thuhet se agresori dhe viktima janë në të njëjtin nivel. Është po i njëjti shtet që filloi luftërat në vitet ’90ta edhe njëherë, për të krijuar probleme. Fatkeqësisht, Serbia drejtohet nga ata që në vitet ’90ta ishin në shërbim të Millosheviqit dhe kanë të njëjtat pretendime territoriale të asaj kohe: ata vetëm ndryshuan strategjinë. Serbia i konsideron Kosovën, Bosnjën, Malin e Zi si shtete të përkohshme për t’i shkatërruar dhe destabilizuar.
Corriere della Sera: Çfarë fakte keni?
VJOSA OSMANI: Nuk mund të jap fakte të posaçme, sepse bëhet fjalë për informata të klasifikuara. Mirëpo, ne bashkëpunojmë me aleatët perëndimorë për t’u siguruar që plani i paramilitarëve të lidhur me Wagner për destabilizimin e Kosovës të dështojë”.
Corriere della Sera: Por, pse kriza shpërtheu pikërisht në këtë kohë?
VJOSA OSMANI: Për disa arsye. Mbi të gjitha, gjithmonë ekziston ndikimi rus në Serbi: Beogradi ka lejuar hapjen të ashtuquajturave qendra humanitare ruse, që sipasSHBA-së nuk janë gjë tjetër pos zendra të spiunazhit dhe kanë shndërruar kufirin me Kosovën në një arrati për atë që është nën sanksionet evropiane. Arsyeja e dytë ka të bëjë me bandat e paguara të veriut të Kosovës, të mbështetura, të nxitura, të armatosura nga Vuçiq: kriminelët serbë që prej kohësh janë në listat e zeza të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, ajo që quhet mafia ballkanike dhe që nuk e pëlqen vendosmërinë me të cilat ne po e luftojmë dhe prandaj përdorim dhunë ndaj nesh. Ai luan rolin e mbretëreshës së dramës, zjarrvënës dhe zjarrfikës në të njëjtën kohë: fillimisht ai përdor këto banda për të na destabilizuar, pastaj i bie rrotull duke folur për paqen.
Corriere della Sera: Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti megjithatë ka thënë se një marrëveshje me serbët është e mundur…
VJOSA OSMANI: Nga këndvështrimi jonë, po. Por, për të luajtur tango duhet dy veta. Kurse, Serbia tash për tash do vetëm të krijojë kriza mbi kriza.
Corriere della Sera: Ju vini nga Mitrovica, qyteti më problematik i Kosovës…
VJOSA OSMANI: Atje, atë se çfarë po bën Beogradi me serbët, është identike sikur Moska që bëri në vitin 2014 në Ukrainë: ta shkundë një minoritet, me pretekstin për arsye humanitare dhe pastaj ta aneksojë.
Corriere della Sera: Çka menduat kur Putin para një viti, krahasoi agresionin në Donbas me intervenimin e NATO-s në Kosovë?
VJOSA OSMANI: E vetmja gjë e krahasueshme këtu janë krimet e Vuçiqit dhe Putinit. Bashkësia ndërkombëtare ndërhyri në Kosovë për të ndaluar një gjenocid të vazhdueshëm, ndërsa në Ukrainë nuk kishte gjenocid që jepte të drejtën për të marrë territore. Ky është ndryshimi i madh. Ajo që ndodhi në vitin 1999, ishte një fuqi demokratike erdhi për të luftuar kundër tiranisë, është diçka që Putini nuk e pranon. Për të Kosova është një gabim historik. Ndërsa në vend të kësaj, është një demokraci dhe një ekonomi e lirë që respekton të drejtat dhe paqen. Rusia nuk beson në këto vlera, të luftosh Kosovën do të thotë të luftosh këto vlera.
Kushtetuta jonë mbron pakicat më shumë se çdo tjetër vend në Evropë. Ne u frymëzuam nga traditat më të mira të të drejtave të njeriut, sepse donim të ishim të sigurtë që të gjithë ndiheshin ashtu, të mirëpritur, të përfshirë: ne ishim të parët që u diskriminuam, ne e dimë se çfarë do të thotë. Serbët nuk kanë pasur kurrë probleme pas luftës: sigurisht që ka pasur incidente, por ato ndëretnike janë 0.03% e totalit dhe janë në rënie. Problemi është se serbët e veriut janë në kufi dhe Vuçiq i përdor ata si pengje: ata nuk kanë frikë nga unë, ata kanë frikë nga bandat serbe që hyjnë në shtëpitë e tyre, u djegin makinat, kërcënojnë fëmijët e tyre. Një situatë shumë e vështirë.
Corriere della Sera: Krerët historikë të UÇK-së do të gjykohen në Hagë. Çfarë pritet nga ky gjykim?
VJOSA OSMANI: Drejtësi dhe respekt i standardeve ndërkombëtare: agresori ishte Serbia, ne u sulmuam. Kurse, UÇK bëri një luftë për çlirim dhe mbrojtje. Megjithatë, ne nuk ndërhyjmë në asnjë mënyrë me punën e Gjyqit dhe e respektojmë verdiktin final.
Corriere della Sera: Ju keni punuar si juriste në Hagë: a mund të funksionojnë ato sallat e gjyqit si model për të gjykuar Putinin?
VJOSA OSMANI: Po, mund të jenë. Edhe nëse shumë viktima ende nuk e kanë marrë drejtësinë, edhe nëse shumë kriminelë kanë mbetur të lirë, Tribunali për ish-Jugosllavinë bazohej në parimin e përgjegjësisë individuale, jo të fajit kolektiv. Nëse drejtësia nuk vendoset në Ukrainë apo në Ballkan, gjithmonë ekziston rreziku që këto krime të përsëriten.
Corriere della Sera: E keni takuar Papën edhe në Romë, por pse ka kaq shumë mister në Prishtinë për Ibrahim Rugovën, babain historik dhe presidentin e parë të Kosovës, konvertimi i tij në të krishterë në fund të jetës? Apo nuk donit të ngrinit reagime te shumica myslimane?
VJOSA OSMANI: Unë nuk mendoj kështu. Në Kosovë ka harmoni të madhe fetare. Dhe për ne nuk ka rëndësi nëse dikush është mysliman, katolik apo ortodoks. Figura e Rugovës është e vështirë të shpjegohet me fjalë. Ai ishte personi që i jepte zë të pazërit. Ai krijoi aleanca në mbarë botën dhe hapi dyert e vendeve të forta për një komb të Vjosa Osmanigël si Kosova. I jemi mirënjohës edhe për miqësinë me Papa Gjon Palin II, i cili u tregua një nga mbështetësit më të bindur të lirisë sonë.
Corriere della Sera: Shumë vende ende nuk ju njohin. Spanja dhe Greqia, si dy vende të BE-së. A ju tërheq gjithmonë një Evropë kaq e ndarë?
VJOSA OSMANI: Jo vetëm Evropa na tërheq. Është e vetmja rrugë që shikojmë, nuk e kemi parë kurrë dikah tjetër. Të mos flirtojmë me zgjidhje të tjera, ne jemi i vetmi vend në Ballkan që nuk kemi lejuar kurrë asnjë ndikim rus apo kinez. 90% e kosovarëve janë për pozicione evropiane dhe atlantike. Ne duam të bëjmë të qartë se anëtarësimi në BE nuk është vetëm në interesin tonë, është edhe një interes gjeostrategjik i Evropës. Sepse, Ballkani i pasur dhe i sigurtë të drejton kah një Evropë e lirë dhe paqësore.
(Botuar në Corriere della Sera, përkthyer nga Klankosova.tv)
The post Osmani: Serbia imperialiste si Moska, bashkëpunon me grupin Wagner! appeared first on Klan Kosova.