Ish konkurrenti i formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica, tashmë i njohur më tepër si Lugati, ka publikuar një fotografi duke pozuar bashkë me këngëtaren e famshme, Era Istrefin.
“Sonte unë e kisha nominu, Era Istrefin”, ka shkruar Lugati karshi imazhit, duke iu referuar një prej netëve të spektaklit Prime, kur në dhomën e rrëfimeve ai pati thënë se “dëshiron ta nominojë yllin e hitit BonBon”.
Edhe Era, atë natë kishte postuar videon e Lugatit duke e thënë frazën e famshme, ndërsa dyshja tanimë ndjekin njëri-tjetrin edhe në mediat sociale.
Gjon Karrica është larguar nga shtëpia e “Vëllait të Madh” për shkak të problemeve shëndetësore.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.
The post “Pasi e nominoi në natën Prime”, Lugati takohet me Era Istrefin (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.