Klubi i basketbollit Trepça ka njoftuar se të gjitha të hyrat nga shitja e biletave për ndeshjen me KB Golden Eagle Ylli do të destinohen për riparimin e shtëpive të dëmtuara nga vërshimet.
Këtë njoftim KB Trepça e ka bërë në llogarinë e saj në Facebook, transmeton Klan Kosova.
“Të gjitha të hyrat nga shitja e biletave për ndeshjen KB Trepça vs KB Golden Eagle Ylli do të destinohen për riparimin e shtëpive të dëmtuara”.
Kujtojmë se si pasojë e të reshurave të mëdha të shiut gjatë javës së kaluar, ka pasur vërshime në Mitrovicë dhe në disa komuna të Kosovës.
klankosova.tv
The post KB Trepça me veprim human për të prekurit nga vërshimet appeared first on Klan Kosova.