Gjatës natës së sotme në një bisedë në dhomën e gjumit, Atdheu i ka kërkuar Stresit që të kujdeset për fjalët që lëshon kundrejt Xhulit në biseda të ndryshme.
Kësisoj, ai ka thënë se i kërkon Stresit këtë nder për hir të shoqërisë që e kanë të krijuar nga jashtë.
“Prej Stresit s’po më pëlqen një send sepse jemi shok prej jashtë. Tash, ti nuk e paske pa. Mua më pëlqen Xhuli, jeni konkurrentë është lojë e kuptoj. Mundet me ta lëshu aty këtu ndonjë fjalë të keqe. Por, mua po më vret shumë, në sytë e mi. Tash si shok unë pres prej Stresit të ma respektojë këtë”, ka thënë Atdheu duke iu referuar sjelljes së Stresit ndaj Xhulit.
Ndërkaq, Stresi brenda sekondave e ka pranuar idenë duke premtuar se s’do të ketë më aso sjelljesh karshi Xhulit.
“Prej këtij momenti aktualisht do ta respektoj, fjalë burrash. Unë një herë foli. Unë me gra nuk foli, me burra merrna vesh”, ka thënë Stresi.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.
The post Me kërkesë të Atdheut, tash e tutje Stresi premton ta respektojë më shumë Xhulin (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.