Arsenali ka bërë një ofertë prej 60 milionë funtesh për mesfushorin e Brightonit, Moises Caicedo.
Përfaqësuesi i Ekuadorit po shkëlqen për klubin anglez, dhe po ashtu ka rënë në sy edhe me performancat e tij në Kupën e Botës “Katari 2022”.
Chelsea përflitej të ishte duke e udhëhequr garën për transferimin e tij, mirëpo gazetari Fabrizio Romano pohon që tashmë rivalët e tyre londinezë e kanë intensifikuar luftën për të.
Arsenali tashmë e ka humbur garën me Chelsean për Joao Felixin dhe Mykhailo Mudrykun, mirëpo besojnë se mund ta sjellin 21-vjeçarin në Emirates Stadium.
The post appeared first on Klan Kosova.