Manchester United sonte përballet me Reading në kuadër të 1/16 së finales në garën FA Cup. United është ekipi i vetëm anglez që sivjet synon katër trofe, ku veç FA Cup është edhe në gjysmëfinale të Carabao Cup, aty ku do të përballet me Nottingham Forest e që në ndeshjen e parë ka fituar 0:3, kurse ajo kthyese zhvillohet më 1 shkurt dhe transmetohet në Artmotion.
Në Evropa Ligë United do t’i matë forcat me Barcelonën në fazën nokaut të play-offit.
Në Premier Ligë aktualisht Manchester United është në vendin e katërt ku ka 39 pikë.
The post United skuadra e vetme angleze që po garon për katër trofe appeared first on Klan Kosova.