Home > Uncategorized > Asisti 520, katër musketarët e basketbollit shqiptar nga Shkupi në Prishtinë

Asisti 520, katër musketarët e basketbollit shqiptar nga Shkupi në Prishtinë

//
/
Comments are Off

Në ASISTIN 520 sonte mysafirë specialë, për herë të parë dhe ekskluzivisht në mediumet shqiptare,  vijnë katër musketarët e basketbollit shqiptarë nga Shkupi: vëllezërit Jetmir e Lejson Zeqiri, Valmir Kakruki dhe Rrezart Memedi, talentët e rinj të Sigal Prishtinës.

Deri tash kemi pasur rastin t’i shikojmë në transmetimet e Prince Caffe Superligës por asnjëherë nuk i kemi njoftuar nga afër andaj sonte ASISTI prezanton katërshen e shqiptarëve nga Shkupi e cila u bashkua në Prishtinë.

Kur dhe te kush e filluan lojën e basketbollit?
Pse erdhën në Kosovë dhe si u ambientuan?
Çka i lidh katër shkupjanët me asistuesin tuaj Agon Fehmiun?
Kush është daja i tyre që Agoni e ka pasur bashkëlojtar?
Rrezarti i cili ka luajtur edhe në Itali, tregon ngjashmërit dhe dallimet e jetës në Shkup, Itali e Prishtinë?

Me mysafirët sonte në ASISTIN 520, analizohet aventura e parë ndërkombëtare e prishtinasve në Ligën e Basketbollit të Evropës së Veriut (ENBL).

Arsyet e disfatës nga skuadra e fundit dhe me gjitha humbje , Tal Tech /OPTIBET vetëm 24 orë pas fitores fenomenale ndaj nënkampionëve të ENBL?
Cilat janë gjasat për kualifikim në rrethin e dytë?
Si i shohin gjasat në rrethin e dytë të ENBL në rast të kualifikimit eventual
Nga kush varet kualifikimi i prishtinasve?

Gjithashtu, Jetmiri, Lejsoni, Rrezarti e Valmiri tregojnë pse Sigal Prishtina luajti me dresa të kuq me dizajn special: me shqiponjën dykrenore në gjoks dhe anash shorceve përkrenarja e Skënderbeut ?

Krejt në fund , analiza e formës momentale të skuadrave dhe parashikimet për vazhdimin e kampionatit të Prince Caffe Superligës?

Cilat prej skuadrave janë më të papërshtatshmet?
Çka thotë Lejsoni që u testua në Beshiktash për ribashkimin me Ahmet Kandemirin i cili nga Beshiktashi erdhi në Prishtinë?
Çka thonë për tri rivalët kryesor: Glden Eagle Yllin, Pejën dhe Trepçën?
Parashikimet për Kupën e Kosovës ?

Gjitha këto sonte në bisedën shumë simpatike , në fund të cilës Agon Fehmiu i bëri të fala publikisht një miku të tij. Se kush është ai, do ta shihni në ASISTIN 520.

The post Asisti 520, katër musketarët e basketbollit shqiptar nga Shkupi në Prishtinë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights