Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar në Departamentin e Shtetit Amerikan, përfaqësuesin e tyre për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Ai thotë se qe i nderuar për takimin që pati me Escobar, me të cilin shprehet se diskutuan me theks të veçantë arritjen e marrëveshjes finale, përcjell klankosova.tv.
”U ndjeva i nderuar sot në Departament të Shtetit të takoj emisarin amerikan z. Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë.
Në një takim të hapur dhe të sinqertë diskutuam zhvillimet politike në Kosovë, me theks të veçantë nevojën për arritjen e marrëveshjes finale, ligjërisht të obligueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Falënderova z. Escobar për angazhimin e tij dhe të administratës amerikane tash e shumë dekada dhe inkurajova për thellim të marrëdhënieve dhe që mbështetja ndaj Kosovës të shtohet.
Arritjet e Kosovës, nga vitet e 90-ta, lufta çlirimtare dhe shtetndërtimi kanë ndodhur në partneritet të përbashkët. Edhe Marrëveshja Finale duhet të jetë fitore e përbashkët.
Do të punojmë ngushtë me ShBA-të që partneriteti për paqe dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO të arrihet me urgjencë pasi që është jetike për paqe të qëndrueshme në rajon”.
The post Ramush Haradinaj në DASH, pritet nga emisari Gabriel Escobar appeared first on Klan Kosova.