Pas heqjes dorë së Atdheut nga historia e njohjes me Xhulin, kjo e fundit ka thënë se kishte pasur dyshime mbi të, që prej hyrjes së tij në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.
“Atdheu ka ardhur vetëm për lojë, i kam pasur dyshimet e mia që në fillim”, ka thënë pos tjerash Xhuli.
Kjo deklaratë ka bërë bujë në mediat në vend, ndërsa u komentua edhe nga ish konkurrentët e Big Brother VIP Kosova, përfshirë rep artistin Getinjo.
“Po, po”, ka komentuar Getinjo në faqen zyrtare të Klan Kosova në Facebook, duke lënë për të dëshiruar, nëse ai është rreshtuar në krahun e Atdheut dhe kundër Xhulit.
Edhe e dashura e Getinjos, banorja aktuale e BBVK-së, Vivien i ka dalur kundër Xhulit.
“I ke premtuar nënës, por të la ‘live’ në televizion”, i ka thënë Vivien, Xhulit sot.
Kujtojmë se pas daljes nga BBVK, Getinjo në një prej netëve Prime e pati cilësuar Xhulin si konkurrente “të fortë”.
“Xhuli ia ka futur frikën në palcë, secilit banorë aty brenda. Do të vijë dita që kur Xhuli t’iu thotë ‘mirëmëngjesi’ këta të gjithë do t’ia kthejnë duke i thënë ‘pse po na thua mirëmëngjesi’”, kishte thënë Getinjo pos tjerash.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.
The post Edhe Getinjo rreshtohet kundër Xhulit? Komenti i tij ngjallë dyshime (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.