Ekspertët shëndetësorë në Britani kanë thënë se gripi i shpendëve mund të përhapet tek njerëzit dhe duhen vaksina të reja kundër këtij gripi.
Shqetësimet se virusi mund të ketë një ndikim potencialisht shkatërrues u ngritën pasi u zbulua përhapja e tij në dhelpra në Britani.
Ato besohet se kanë ngrënë zogj të egër të ngordhur që ishin infektuar me këtë virus, i cili aktualisht është në nivele rekord në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Të dhënat e Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë se nëntë gjitarë të testuar që nga dhjetori ishin pozitivë për gripin e shpendëve.
Profesori Graham Medley, i cili dha këshilla edhe gjatë pandemisë COVID-19, tha se shkencëtarët duhet të fillojnë të përgatiten në rast se gripi i shpendëve fillon të përhapet te njerëzit.
“Gripi i shpendëve mund të jetë një virus i keq nëse mund të kalojë nga njeriu te njeriu. Për momentin nuk mundet, por viruset ndryshojnë”, u shpreh ai.
The post Ekspertët shëndetësorë me thirrje për vaksina të reja kundër gripit të shpendëve: Mund të përhapet tek njerëzit appeared first on Klan Kosova.