Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se do të dërgojë ndihmë në Turqi dhe Siri pas tërmetit që ndodhi atje mëngjesin e sotëm.
Ministria e Jashtme britanike ka bërë të ditur se Britania do të dërgojë 76 specialistë të kërkim-shpëtimit, katër qen kërkimi dhe pajisje shpëtimi që do të mbërrijnë në Turqi këtë mbrëmje, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.
Sekretari i Jashtëm i britanik, James Cleverly, është shprehur se janë të gatshëm të oftojnë mbështetje të mëtutjeshme.
“Mbretëria e Bashkuar po dërgon mbështetje të menjëhershme për Turqinë duke përfshirë një ekip prej 76 specialistësh kërkim-shpëtimi, pajisje dhe qen shpëtimi. Në Siri, Helmetat e Bardha të financuara nga Britania e Madhe kanë mobilizuar burimet e tyre. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje të mëtejshme sipas nevojës”, ka thënë Cleverly.
The post Tërmeti në Turqi dhe Siri, Britania e Madhe do të dërgojë ndihmë appeared first on Klan Kosova.