Home > Uncategorized > Arifi do të dorëzojë kallëzim penal për keqpërdorim të mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga KBSH-ja

Arifi do të dorëzojë kallëzim penal për keqpërdorim të mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga KBSH-ja

//
/
Comments are Off

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka paralajmëruar se sot do të bëjë dorëzimin e kallëzimit penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës për Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Sipas Arifit, ky kallëzim penal bëhet për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptarë, përcjell Klankosova.tv.

“Të martën në ora 14:00, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Preshevës, bëj dorëzimin e Kallëzimit Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së R. Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptarë”, thuhet në njoftimin e Arifit.

 

 

The post Arifi do të dorëzojë kallëzim penal për keqpërdorim të mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga KBSH-ja appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights