Një fanellë me autograf të Cristiano Ronaldos nga koleksioni personal i Merih Demiral do të dalë në ankand, me synimin që të hollat nga shitja të shkojnë për ta ndihmuar Turqinë që u godit nga tërmeti i fuqishëm.
Një tërmet me magnitudë 7.8 të hënën shembi ndërtesa dhe vrau mijëra njerëz, duke përfshirë të paktën një futbollist profesionist dhe Demiral tha se do të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar ata që janë shkatërruar nga fatkeqësia natyrore, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Koleksioni i veshjes përfshin një fanellë të nënshkruar të Ronaldos nga koha kur ylli portugez luante në Juventus dhe ai do ta nxjerrë në ankand artikullin pasi të flasë me sulmuesin e Al-Nassr.
“Sapo fola me Cristianon”, shkroi Demiral në Twitter. “Ai tha se ishte shumë i trishtuar për atë që ndodhi në Turqi. Ne po nxjerrim në ankand fanellën e nënshkruar të Ronaldos në koleksionin tim. Të gjitha të ardhurat nga ankandi do të përdoren në zonën e tërmetit”.
klankosova.tv
The post Fanella me autograf të Ronaldos në ankand për ta ndihmuar Turqinë pas tërmetit appeared first on Klan Kosova.