Gjatë mbrëmjes së sotme, përderisa disa prej banorëve të formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, ishin duke ndenjur në sallonin e shtëpisë, Xhuli e ka pyetur Melisën rreth raportit të saj me Blastën.
Thënë më saktë, Xhuli i ka pyetur ata rreth ftohjes së marrëdhënies së tyrë, pasi që së fundmi dyshja janë parë pak të larguar nga njëri-tjetri, ani pse në fillimet e tyre kaluan goxha kohë bashkë.
“Pse nuk flisni ju dy? (Blasta, Melisa). Çfarë ndodhi? Normal, dua të di për juve, se edhe ti ke pyetur për Atdheun e mua”, i ka thënë Xhuli, Melisës.
Ndërkohë, që reagimi i Melisës ishte i ashpër, teksa u shpreh duke i thënë Xhuli – “Ti gjithçka dëshiron të dish. Jo, moj zemër se nuk e kam pyetur kurrë as nuk më ka ‘hangër hiç’ se çfarë ndodh me juve”.
Gjithsesi, për më shumë detaje ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
The post “A bon mos me pyet ti?”, Melisa përplaset ashpër me Xhulin (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.