Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar datën e aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të 23 prillit në katër komunat.
” Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për caktimin e afateve të aktiviteteve dhe miratoi planin operacional për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet komunale të dy komunave: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023″, thuhet në njoftimin për media të KQZ-së, përcjell Klankosova.tv.
Gjithashtu, sipas KQZ-së, të gjitha afatet e aktiviteteve zgjedhore i referohen afatit prej 45 ditësh dhe zbatimi i tyre do të fillojë nga data 9 mars 2023.
The post KQZ cakton afatet për organizimin e zgjedhjeve në komunat e veriut appeared first on Klan Kosova.