Home > Uncategorized > Diskutimet për Asociacionin vazhdojnë tek amerikanët

Diskutimet për Asociacionin vazhdojnë tek amerikanët

//
/
Comments are Off

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Hovenier, do t’i vazhdojë diskutimet rreth Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Hovernier pritet që së shpejti t’i mbledh palët e interesit në rezidencën e tij.

Kështu u tha në një përgjigje për Klankosova.tv nga një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë.

“Pas diskutimit produktiv më 31 janar me një gamë të gjerë aktorësh në Ambasadën e SHBA-së, Ambasadori do të mbledhë një mbledhje jozyrtare në rezidencën e tij për të lehtësuar bisedën e mëtejshme. Nuk ka asnjë program zyrtar apo temë diskutimi”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës për Klankosova.tv

Më 31 janar në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, u mbajt një diskutim rreth formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ku morën pjesë përfaqësuesit e Qeverisë, liderët partiakë, shoqëria civile.

Rreth kësaj ambasadori Jeff Hovenier, ka deklaruar se SHBA nuk lejon që të cenohet Kushtetuta e vendit.

Njëjtë ishin deklaruar edhe Derek Chollet, këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit dhe Gabriel Escobar, të cilët bënin thirrje për formimin e këtij Asociacioni/ Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

Përfundon diskutimi për Asociacionin në Ambasadën amerikane

The post Diskutimet për Asociacionin vazhdojnë tek amerikanët appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights