Home > Uncategorized > Familja e Xheladinit kërkon edhe pas 16 vjet drejtësi për vrasjen e Arbenit dhe Monit

Familja e Xheladinit kërkon edhe pas 16 vjet drejtësi për vrasjen e Arbenit dhe Monit

//
/
Comments are Off

Me rastin e shënimit të 16-vjetorit të vrasjes së Arben Xheladinit dhe Mon Balajt në protestën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër negociatave midis Kosovës dhe Serbisë dhe Planit të Ahtisaarit, përfaqësues të institucioneve, Lëvizjes Vetëvendosje dhe familjarë kanë bërë homazhe te varri i Arben Xheladinit në Prishtinë.

Në homazhe morën pjesë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca së bashku nënkryetaren, Saranda Bogujevci, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, deputetë dhe disa kryetarë të komunave.

Shqipe Xheladini, motra e Arbenit kërkon drejtësi për vëllaun, përderisa edhe pas 16 vjetësh nuk ka drejtësi.

“Sot është 16-të vjetori i Arbenit, dhimbja është shumë e madhe dhe nuk ka fjalë që ta përshkruaj këtë ditë. Ne shpresojmë për drejtësi dhe mbas 16-të viteve shpresojmë që një ditë do të vijë”, u shpreh ajo, shkruan Kosovapress, përcjell Klankosova.tv.

Dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit, u vranë më 10 shkurt 2007 nga Policia rumune e UNMIK-ut.

Derisa mijëra protestues kundërshtonin pakon e Ahtisaarit, protesta eskaloi në momentin që janë hequr rrethojat e vendosura në mes të sheshit. Ishte policia e rumune e UNMIK-ut, ajo që reagoi në mënyrë të dhunshme me ç’rast janë përdorur edhe armë vdekjeprurëse. Përveç vrasjes së dy aktivistëve, kishe edhe shumë të plagosur.

KMDLNj ka kërkuar drejtësi për viktimat e 10 shkurtit, si dhe ka kërkuar që viktimat e Arben Xheladini dhe Mon Balaj të pranohen si viktima politike, të rehabilitohen dhe ta fitojnë statusin e merituar, ndërsa, familjet e tyre të fitojnë të drejtën që e gëzojnë familjet e viktimave civile të luftës.

 

The post Familja e Xheladinit kërkon edhe pas 16 vjet drejtësi për vrasjen e Arbenit dhe Monit appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights