Home > Uncategorized > Kurti për Asociacionin fliste edhe në protestën e 2007-ës: Duan të na bëjnë një kancer brenda Kosovës (VIDEO)

Kurti për Asociacionin fliste edhe në protestën e 2007-ës: Duan të na bëjnë një kancer brenda Kosovës (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Më 10 shkurt të vitit 2007, Lëvizja Vetëvendosje si organizatë joqeveritare aso kohe pati organizuar protestat kundër Pakos së Ahtisaarit.

Përpara masës, hipur mbi një tendë, masës iu pati drejtuar tash kryeministri i vendit, Albin Kurti, që në atë kohë thoshte se “Ahtisaari e solli paketën, por pavarësia në paketë nuk vjen”.

“Paketa e Ahtisaarit është autonomi për serbët brenda Kosovës, dhe autonomi për Kosovën në kuadër të Serbisë”, thoshte Kurti aso kohe, njofton Klankosova.tv..

Në fjalimin e tij, Kurti përmendi edhe decentralizimin e komunave, ku thoshte se është e keqja më e madhe që i kërcënohet Kosovës.

“Po duan të marojnë komuna me shumicë serbe, që do të kenë jashtëzakonisht më shumë kompetenca se komunat me shumicë shqiptare”.

“Ata do të kenë të drejt me drejtu universitete, me menaxhu spitale, e kjo nuk ndodh me komunat shqiptare. Tjetra është që do të kenë t’i lidhin horizontalisht mes vete e vertikalisht me Beogradin”.

“Duan të na marojnë dicka ngjashëm si Republika Serbe brenda Kosovës, me na maru një kancer brenda që do ta konrollojë Serbia dhe krejt koha, nervat, energjia do të na shkoj duke këqyr me e asimilu atë kancer, e edhe s’kena me mujtë”, është shprehur Kurti, njofton KLankosova.tv.

Tutje, Kurti thoshte se ndërkombëtarët duan të marojnë diçka ngjashëm si Republika Serbe brenda Kosovës, të cilën kreu i VV-së e quajti si kancer brenda që do ta kontrollojë Serbia dhe “krejt koha, nervat, energjia do të na shkoj duke këqyr me e asimilu atë kancer, e edhe s’kena me mujtë.

Edhe me u bë shtet i pavarur, ky kancer s’do të lë kurrë rëhat, e lërë më që ky kancer nuk të lë të bëhesh shtet i pavarur”, pat thënë Kurti, njofton Klankosova.tv.

The post Kurti për Asociacionin fliste edhe në protestën e 2007-ës: Duan të na bëjnë një kancer brenda Kosovës (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights