Home > Uncategorized > Stresi: Jam aq burrë sa që nuk e shkel kurrë më Kosovën, nëse Xhuli shpallet fituese e BBVK-së (VIDEO)

Stresi: Jam aq burrë sa që nuk e shkel kurrë më Kosovën, nëse Xhuli shpallet fituese e BBVK-së (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Konkurrenti i formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Stresi ka bërë një deklaratë goxha bombastike në një bisedë që kishte me Gresën, Dafinën dhe Artën.

Stresi është zotuar se nëse Xhuli shpallet fituese e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, ai nuk do të futet kurrë më në territorin e Republikës së Kosovës.

“Për besë nuk shkeli më në Kosovë nëse Xhuli shpallet fituese. Aq burrë jam, aq i ofenduar që ndihem. Me deklaratat e mia ndoshta dhe vetës i bëj dëm, vallain në Kosovë kam edhe dajë por nuk shkeli më. Sepse po fitoj ajo është shumë e padrejtë”, ka thënë Stresi.

“Nëse e fiton Xhuli për besë do ta shkruaj një libër sepse është e padrejtë. Por, s’mundem me besua që populli mund të arrijë deri këtu. Po u dashka me vdek këtu për me ta vënë emrin e me ta dhënë çmimin”, ka shtuar ai.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

The post Stresi: Jam aq burrë sa që nuk e shkel kurrë më Kosovën, nëse Xhuli shpallet fituese e BBVK-së (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights