Një foshnjë dy-muajshe u shpëtua në provincën Hatay të Turqisë 108 orë pas tërmetit vdekjeprurës që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën, sipas ministrit turk të Shëndetësisë, Fahrettin Koca.
Koca postoi gjithashtu video të foshnjës në Twitter dhe tha se ai mbijetoi pavarësisht se ishte i uritur për orë të tëra. Foshnja ndodhet në Spitalin e Qytetit të Adanas dhe tani është në gjendje të mirë shëndetësore, sipas ministrit.
Transmetuesi shtetëror turk tregoi gjithashtu një video të foshnjës duke buzëqeshur, duke thënë se ai ishte gjallë pas përpjekjeve të vështira për ta shpëtuar, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Hatay’da enkaz altından 107. saatte kurtarılan, saatler süren açlığına rağmen hayatta kalan, tüm Türkiye’nin ekranlardan tanıyıp bağrına bastığı bebeğimiz Adana Şehir Hastanesinde ve sağlık durumu gayet iyi. pic.twitter.com/UotsJFwJAI
— Dr. Fahrettin Koca (@drfahrettinkoca) February 12, 2023
The post Foshnja dy-muajshe gjendet e gjallë nën rrënoja, 108 orë pas tërmetit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.