Home > Lajme > Murati: 1 mijë punëkërkues janë regjistruar në paltformën Superpuna

Murati: 1 mijë punëkërkues janë regjistruar në paltformën Superpuna

///
Comments are Off

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se deri tani në platformën Superpuna janë regjistruar 1 mijë punëkërkues.

Murati para disa ditësh njoftoi se paga minimale do të jetë 264 euro në muaj, dhe pas 6 muajve punëdhënësi mund të rrisë këtë pagë.

“Që në javën e parë pas lansimit, kemi mbi 1 mijë punëkërkues të regjistruar dhe verifikuar në platformën Superpuna! Të gjithë të rinjtë e moshës 18-25 vjeç që janë në kërkim të një vendi pune, kanë mundësinë të regjistrohen dhe të gjejnë një vend pune me pagë të garantuar nga shteti”, ka shkruar ai.

Ai ka bërë thirrje tek bizneset që të përfitojnë nga kjo mundësi dhe të shpallin pozitat e lira përmes platformës “Super Puna”

Verified by MonsterInsights