Dy vëllezër nga Afganistani u dënuan me burgim të përjetshëm nga Gjykata në Berlin.
Ata akuzohen se e kanë vrarë motrën e tyre në vitin 2021.
Afganja, Maryam H, e cila ishte nënë e dy fëmijëve u gjet e groposur në një kodër në rajonin jugor të Bavarisë, disa javë pasi ajo ishte zhdukur nga shtëpia e saj në Berlin në korrik të 2021.
Autoritetet gjermane ranë në gjurmët e dy vëllezërve Yousuf dhe Mahdi H. si autorët e dyshuar të krimit të rëndë falë kamerave të sigurisë në një stacion treni ku ata shiheshin duke udhëtuar në drejtim të Bavarisë.
Me vete ata kishin një valixhe të rëndë, ku mendohet se kishin futur trupin e motrës së tyre, shkruajnë mediat gjermane përcjell Klankosova.tv
Ajo u gjet me duar e këmbë të lidhura e gojë të mbyllur me ngjitëse.
Sipas ekspertëve të kriminalistikës ajo ishte mbytur përpara se t’i prisnin fytin.
Gjyqtari Thomas Gross, tha se dy të dyshuarit e vranë motrën pasi ajo po largohej shumë prej ndikimit të tyre dhe kishte zgjedhur një jetë moderne.
Ata madje nuk e lejonin motrën që të krijonte një lidhje të re pasi ishte ndarë nga burri i saj afgan.
Ndërkaq, që mbrojtja e vëllezërve dhe të dyshuarit tjetër Mahdi H, argumentuan se deri tek vrasja erdhi aksidentalisht pas një debati dhe se Mahdi duhet të lihej i lirë pasi nuk kishte gisht në krim/ Klankosova.tv
The post Gjermani: Vranë motrën e tyre, burgim të përjetshëm për vëllezërit nga Afganistani appeared first on Klan Kosova.