Home > Uncategorized > Haki Abazi për rastin Dehari: Prokuroria t’i merr në pyetje kryeministrin Kurti e ministren Haxhiu

Haki Abazi për rastin Dehari: Prokuroria t’i merr në pyetje kryeministrin Kurti e ministren Haxhiu

//
/
Comments are Off

Deputeti Haki Abazi ka thënë se për rastin e Astrit Deharit dhe zhdukjen e mostrave të tij duhet të merren në pyetje disa figura të Vetëvendosjes, duke filluar nga kryeministri Kurti.

”Nuk besoj që kamerat mund të gënjejnë se çfarë ka ndodhur. Prokuroria duhet të marrë në pyetje kryeministrin Kurti, Dejona Mihalin, Albulena Haxhiun, Nazlie Balaj dhe Flutura Gogaj-Bajrami. Rasti i Astrit Deharit është shumë i rëndë për t’u mbajtur mbi supet e qytetarëve. Rrugët janë të qarta se si duhet të bëhet kjo punë”.

Abazi tha se Instituti i Mjekësisë Ligjore është i monitoruar 24 orë nga kamerat dhe se, sipas tij, dihet qartë se kush i ka nxjerrë mostrat e Astrit Deharit dhe i ka zhdukur ato.

Siç tha, për këtë kryeministri Kurti nuk e ka thënë asnjë fjalë dhe ky rast duhet të zbardhet.

”Audioinzicimet konfirmojnë diskutimin ndërmjet Saranda Bogujevcit, Mimoza Kusarit dhe Dojona Mihajlit për ngulfatjen e zërit të deputetëve përbrenda parlamentit. Video-incizimet janë ato të cilat ju duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari”, u shpreh ai.

The post Haki Abazi për rastin Dehari: Prokuroria t’i merr në pyetje kryeministrin Kurti e ministren Haxhiu appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights