Home > Uncategorized > Maloku: Kemi nxjerrë dy të gjallë nga rrënojat pas tërmetit në Turqi (VIDEO)

Maloku: Kemi nxjerrë dy të gjallë nga rrënojat pas tërmetit në Turqi (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Nënkryetar i Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit, Mentor Maloku, i ftuar në “Info Magazinë” në Klan Kosova ka folur për rastet e shpëtimit të dy vajzave nga rrënojat, pas tërmetit në Turqi.

Ai tregoi se ata kanë shpëtuar një vajzë trevjeçare dhe një 26-vjeçare nga një ndërtesë.

“Fatkeqësisht të gjallë e kemi nxjerrë një vajzë 3-vjeçare dhe kemi asisituar në nxjerrjen e një vajze 26-vjeçarja nga rrënojat e një ndërtese. Të vdekur kemi nxjerrë shumë, mesatarisht brenda ditës deri në shtatë persona i kemi nxjerrë”, tha ai.

Maloku u shpreh se sado që janë munduar të jenë të matur, ka pasur raste kur janë përfshirë nga emocionet, përcjell Klankosova.tv.

“Duke qenë përvoja e parë që dalim jashtë shtetit për të dhënë ndihmë, ka qenë momenti që të ballafaqohemi me atë dhe të jemi të matur, por ka pas raste kur emocionet na kanë mundur”, u shpreh tutje ai.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

The post Maloku: Kemi nxjerrë dy të gjallë nga rrënojat pas tërmetit në Turqi (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights