Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, thotë se Kievi ka “rrëmbyer një pjesë të zemrës sime” pas vizitës së tij në Ukrainë.
Në një shënim të shkruar me dorë, presidenti amerikan tha se ishte një “nder” të mirëpritet në kryeqytet “për të qëndruar në solidaritet dhe miqësi” me popullin e Ukrainës, transmeton Klankosova.tv.
Shënimi, i postuar në llogarinë presidenciale në Twitter, përfundon duke thënë: “Zoti President, ju lutem pranoni respektin tim më të thellë për guximin dhe udhëheqjen tuaj. Slava Ukraini!”.
The post Biden pas vizitës në Ukrainë: Kievi ka rrëmbyer një pjesë të zemrës sime appeared first on Klan Kosova.