Klubi i Basketbollit Peja ka vendosur që mos të vazhdojë me trajnerin Can Sevim.
Ky vendim erdhi pas rezultateve jo fort të mira të klubit në luftën për titullin dhe në Kupën e Kosovës.
“Trajnerin Sevim e falemnderojmë për punen e tij të madhe këtë sezonë dhe i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim”, thuhet në njoftim përcjell Klankosova.tv
Pas 22 xhirove të zhvilluara, Peja renditet në vendin e tretë në tabelën e Superligës me 37 pikë, dy më pak se lideri Golden Eagle Ylli dhe një më pak se Sigal Prishtina e vendit të dytë.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
The post Peja i ndan rrugët me trajnerin Can Sevim appeared first on Klan Kosova.