Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se statusi aktual i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë nuk është normal.
E, sipas tij, status normal është ai i fqinjësisë së mirë evropiane, me njohje reciproke si thelb e reciprocitet si princip.
“Dialogu në Bruksel është dialog për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbi, është dialog për statusin e marrëdhënieve”.
“Statusi aktual i marrëdhënieve nuk është normal, e status normal është ai i fqinjësisë së mirë evropiane, pra njohje reciproke si thelb dhe reciprociteti si princip”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv.
Tutje, ai tha se Kosova si palë në dialog ka qenë e do të jetë e përkushtuar, parimore, e kreative.
“Në raport me Serbinë kemi marrë pjesë në takimet e bisedimet në Bruksel, sa herë që jemi ftuar. Kemi mirëpritur emisarët specialë nga Perëndimit sa herë që kanë ardhur, e kemi qenë e do të jemi të përkushtuar, parimor, konstruktiv e kreativ”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
The post Kurti për marrëdhëniet me Serbinë: Njohje reciproke si thelb e reciprocitet si princip appeared first on Klan Kosova.