Klubi rumun CFR Cluj ia ka vendosur çmimin Ermal Krasniqit, lojtarit më në formë të këtij viti.
Mesfushori kosovar ka bërë përshtypje që nga transferimi i tij dhe madje ka rënë në vëmendjen e Lazios.
Cluj do 5 milionë euro në këmbim të futbollistit, kushdo që ka interesim ta transferojë atë.
Për mesfushorin 24-vjeçar janë të interesuar edhe Torino, Udinese, Sassuolo dhe Genoa.
Agjentët e Krasniqit kanë konfirmuar interesimin e Lazios dhe kanë përmendur se ka edhe klube të tjera që e duan atë.
Krasniqi ka 2 gola dhe 1 asist që nga transferimi i tij te CFR Cluj.
Ai është sjellë në dimër për 200 mijë euro, nga Ballkani.
The post Cluj ia cakton çmimin Ermal Krasniqit, kërkon miliona euro për të appeared first on Klan Kosova.