Home > Uncategorized > Petkoviq, Bislimit: Asociacioni nuk do të jetë organizatë joqeveritare

Petkoviq, Bislimit: Asociacioni nuk do të jetë organizatë joqeveritare

//
/
Comments are Off

Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të jetë organizatë joqeveritare.

Kësisoj ai i është përgjigjur deklaratave të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi i cili theksoi se Asociacioni nuk nënkupton autonomi territoriale por vetëm organizatë joqeveritare.

Bislimi në Bruksel: Asociacioni si organizatë joqeveritare, jo si autonomi territoriale

“Ata po përpiqen me këmbëngulje ta reduktojnë në nivel të një organizate joqeveritare, megjithëse është e qartë se Beogradi në përpjekjet e tij për të krijuar mekanizma solidë dhe të besueshëm për mbrojtjen e pozitës dhe të drejtave të popullit serb në Kosovë, nuk do të devijojë as edhe një pikë nga Marrëveshja e Parë e Brukselit dhe aktet tjera nga Dialogu që përcakton qartë Asociacionin”, ka thënë Petkoviq.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

The post Petkoviq, Bislimit: Asociacioni nuk do të jetë organizatë joqeveritare appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights