Home > Uncategorized > Gazetarja Rina Mujku: Edhe mbrojtja e ka kërkuar publikimin e emrave të viktimave (VIDEO)

Gazetarja Rina Mujku: Edhe mbrojtja e ka kërkuar publikimin e emrave të viktimave (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, e ka vlerësuar si pozitive publikimin e emrave të disa viktimave të pretenduara si dhe të të zhdukurve nga Dhomat e Specializuara të Kosovës lidhur me rastin “Thaçi dhe të tjerët”.

“Qysh në krye të herës kur kanë dalë rregulloret e punës të Dhomave të Specializuara është thënë që në secilën listë do të ketë dëshmitarë që do të dëshmojnë në prani të të akuzuarve, dëshmitarë që dëshirojnë t’u fshihet identiteti por që të dëshmojnë në seancë, pse t’i dërgojnë dëshmitë me shkrim”.

“Janë 75 emra të publikuar në listë. Ka qenë kërkesë e kamotshme. Redaktimet e kanë bërë të pamundur që mbrojtja të përgatitej. Mbrojtja e ka pasur të pamundur që të krijojë alibi”, ka vazhduar Mujku.

Mujku ka përmendur se në rastin e njëjtë janë 137 viktima.

Rrini të informuar duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

 

The post Gazetarja Rina Mujku: Edhe mbrojtja e ka kërkuar publikimin e emrave të viktimave (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights