Home > Uncategorized > Ajeti ia dorëzon letrat kredenciale Princit të Kurorës së Mbretërisë së Danimarkës

Ajeti ia dorëzon letrat kredenciale Princit të Kurorës së Mbretërisë së Danimarkës

//
/
Comments are Off

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ia ka dorëzuar letrat kredenciale Princit të Kurorës së Mbretërisë së Danimarkës, Frederik André Henrik Christian, duke thënë se kjo për të është nder i madh.

Ajeti tha se Danimarka ka qenë dhe do të mbetet një përkrahëse e fuqishme e rrugës euro-atlantike të Republikës së Kosovës.

“I gëzohem bashkëpunimit dhe përforcimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës”, shkroi Ajeti në Twitter, transmeton Klankosova.tv.

The post Ajeti ia dorëzon letrat kredenciale Princit të Kurorës së Mbretërisë së Danimarkës appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights