Home > Uncategorized > Trump thotë se për një ditë do ta ndalte luftën në Ukrainë, nëse zgjidhet prapë president i ShBA-së

Trump thotë se për një ditë do ta ndalte luftën në Ukrainë, nëse zgjidhet prapë president i ShBA-së

//
/
Comments are Off

Donald Trump, ka thënë se ai duhet të zgjidhet përsëri president i ShBA-së në 2024 në mënyrë që të shmangej një Luftë e Tretë Botërore.

Trump është shprehur se Amerika duhet të ndalojë së shpenzuari miliarda dollarë për mbrojtjen e Ukrainës, se ai do t’i jepte fund luftës në “një ditë” nëse zgjidhej president dhe kërkoi që aleatët e NATO-s të paguajnë më shumë për koston e konfliktit.

Ai tha se Joe Biden po e çonte SHBA-në në “harresë” dhe 2024 do të ishte “beteja përfundimtare”.

Në një fjalim maratonë që zgjati një orë e 45 minuta në Konferencën vjetore të Veprimit Politik Konservator (CPAC), Trump shmangi përsëritjen e pretendimeve të tij të mëparshme se zgjedhjet e vitit 2020 ishin “vjedhur”, shkruan Telegraph, përcjell Klankosova.tv

Trump u zotua gjithashtu se ai dhe mbështetësit e tij “nuk do të kthehen kurrë” në një Parti Republikane të drejtuar nga “të çuditshëm dhe budallenj” që ishin përfshirë në “luftëra të huaja të pafundme”.

Ai nuk sulmoi, madje as emëroi, rivalët për nominimin republikan në vitin 2024, duke përfshirë guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis, në vend të kësaj, duke paraqitur disa nga ato që do të bënte nëse zgjidhej.

“Ne do të kemi Luftën e Tretë Botërore nëse diçka nuk ndodh shpejt. Unë jam i vetmi kandidat që mund ta bëjë këtë premtim. Unë do të parandaloj Luftën e Tretë Botërore”, u shpreh Trump.

Ai shtoi: “Në vitin 2016 kam deklaruar ‘Unë jam zëri juaj’, sot shtoj: Unë jam luftëtari juaj, unë jam drejtësia juaj. Dhe, për ata që u janë bërë padrejtësi dhe tradhtuar, unë jam hakmarrja juaj”.

“Ne nuk do të kthehemi kurrë te një parti që dëshiron të japë para të pakufizuara për të luftuar luftëra të huaja, që janë luftëra të pafundme.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

The post Trump thotë se për një ditë do ta ndalte luftën në Ukrainë, nëse zgjidhet prapë president i ShBA-së appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights