Home > Uncategorized > Pse disa qeliza tumorale bëhen rezistente ndaj kimioterapisë, zbulojnë hulumtuesit

Pse disa qeliza tumorale bëhen rezistente ndaj kimioterapisë, zbulojnë hulumtuesit

//
/
Comments are Off

Kimioterapia është ende trajtimi kryesor për shumicën e tumoreve, duke e bërë atë një problem thelbësor në kërkimin e kancerit për të kuptuar pse disa qeliza tumorale zhvillojnë rezistencë ndaj tij.

Një hulumtim i ri tregon se qelizat tumorale nga neuroblastoma (kanceri që zhvillohet në sistemin nervor simpatik të trupit) mund të lëvizin midis gjendjeve të përgjigjes ose jo ndaj kimioterapisë.

“Ne treguam se ka ‘zhurmë’ në procesin e vdekjes së qelizave, gjë që ndodh me qelizat e kancerit me trajtimin e kimioterapisë dhe se kjo zhurmë e natyrshme, ose rastësi, në sistemin e shprehjes së gjeneve është një aspekt i rëndësishëm i kemorezistencës”, tha profesor i asociuar David Croucher, drejtor i laboratorit të Biologjisë në Garvan.

Rreth 15% e njerëzve me neuroblastoma nuk i përgjigjen trajtimit me kimioterapi.

“Gjetjet tona sugjerojnë se gjenetika nuk llogarit gjithçka, shtresat e tjera të rregullimit dhe mekanizmat e tjerë të përparimit të tumorit mund të mbështesin gjithashtu përgjigjen ndaj ilaçeve, kështu që ne duhet t’i marrim parasysh ato”, tha Sharissa Latham, autore e studimit, përcjell Klankosova.tv

Ekipi tregoi se sapo qelizat e neuroblastomës arrijnë një gjendje rezistence ndaj kimioterapisë, ato nuk mund të kthehen prapa, duke sugjeruar se ekziston një dritare e vogël ku trajtimi mund të funksionojë në një qelizë tumorale përpara se të mbyllet.

“Kombinimi i kimioterapisë me ilaçet që synojnë këtë zhurmë brenda tumoreve mund të ketë rezultatet më të mira si trajtimi i linjës së parë pas diagnozës, përpara se tumoret të futen në një gjendje rezistence”, thotë Croucher.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

The post Pse disa qeliza tumorale bëhen rezistente ndaj kimioterapisë, zbulojnë hulumtuesit appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights