Një gjë tashmë është realitet.
Mallorca, është totalisht e varur nga sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.
Kështu shkruhet në artikullin e gazetës spanjolle “Marca”.
Mund të thuhet se sa herë nuk ka luajtur sulmuesi kosovar, skuadra e Javier Aguirre, ka humbur.
Kjo të paktën ka ndodhur tre herë gjatë këtij edicioni.
E njëjta gjë mund të ndodh edhe këtë të diele kur ekipi i futbollistit nga Prizrenit, do të luajë të dielën me Real Sociedadin.
Kjo pasi që Muriqi, është ndëshkuar me kartonin e verdhë në ndeshjen kundër Elches, të pestin, që ia pamundëson paraqitjen gjatë kësaj ndeshje.
28-vjeçari, ka shënuar 10 gola deri më tani në La Liga, duke qenë futbollisti kryesor i skuadrës.
Aguirre, tani thuajse është plotësisht i varur nga shërbimi i “Piratit”, kjo pasi që nuk ka zëvendësues adekuat/ Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
The post Sa herë s’ka luajtur Muriqi ka humbur Mallorca appeared first on Klan Kosova.