Prime i 28-të i Big Brother Vip Kosova doli të jetë goxha surprizues për banorët si asnjëherë tjetër.
Një hap larg prej finales së madhe “Vëllai i Madh” u bë më dorëlirë ndaj banorëve në surprizat për ta, me takime e marrje të mesazheve nga më të dashurit e tyre.
Pas gjitha surprizave e dhuratave të shumta që morën të gjithë banorët, pasoi momenti që dikujt do t’ia ndërpresë garën. Zarfi i zi bëri që Bruno ta përfundojë rrugëtimin e tij nga shtëpia më e madhe në vend.
Zarfi i dytë i zi bëri që Gresa të lë shtëpinë, por kësaj here vendimi ishte i prerë.
Të tensionuar e të frikësuar banorët ishin vazhdimisht gjatë natës se kush do të shkojë drejt finales së edicionit të parë të Big Brother Vip Kosovës.
Artani, Juli, Mbresa, Stresi,Vedati zyrtarisht u shpallën finalistët e Big Brother Vip Kosova nga “Vëllai i Madh”.
Pas këtij njoftimi u hap edhe televotimi i fundit, i cili do të bëjë që njëri prej banorëve të marrë çmimin e madh.
Ndërkohë shikuesit, mund t’i dërgojnë vetëm 20 mesazhe për 24 orë.
Krejt në fund, banorët u argëtuan nga këngëtarja e njohur shqiptare Lori Kaçka, derisa i mbetet ta shijojnë javën e fundit brenda shtëpisë më të famshme në vend.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
The post Shikueshmëri rekorde në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Kosova (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.