Sassuolo ka shënuar fitore të madhe ndaj Romës, me rezultat 4-3, në kuadër të xhiros së 26-të në Serie A.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët në minutën e 13’, me anë të Armand Laurientes. Vetëm pesë minuta më vonë Lauriente dyfishoi epërsinë e Sassuolos.
Roma u mundua të kthehet në lojë duke e ngushtuar epërsinë me aën të Nicola Zaleëskit, i cili realizoi në minutën e 26.
Por, pak para se të përfundonte pjesa e parë, Roma mbeti me një lojtar më pak, pasi Marash Kumbulla u ndëshkua me karton direkt të kuq. Kështu Sassuolo shënoi golin e tretë, pasi Domenico Berardi ishte i saktë nga penalltia.
Në pjesën e dytë, Roma arriti ta barazojë rezultatin me aën të Paulo Dybalas, në minutën e 50’.
Sassuolo nuk u ndalë dhe e shënoi edhe golin e katërt në minutën e 75’, me Andre Pinamontin.
Roma krejt çka bëri është ta ngushtojë epërsinë me Georginio Ëijnaldumin, në minutën e 94’.
Sassuolo pas fitores renditet në vendin e 13-të me 33 pikë, pas 26 ndeshjeve, teksa Roma në pozitën e pestë me 47 sosh. /Klankosova.tv.
The post Sassuolo mposht Romën appeared first on Klan Kosova.