Home > Uncategorized > Kamioni përplas për vdekje dy këmbësorë në Kanada

Kamioni përplas për vdekje dy këmbësorë në Kanada

//
/
Comments are Off

Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe nëntë të tjerë janë plagosur pasi janë përplasur nga një kamion në qytetin Amqui, Kanada.

Drejtuesi i mjetit, 38-vjeçar është arrestuar pasi është dorëzuar në polici.

Hetuesit janë ende duke u përpjekur për të përcaktuar nëse incidenti ishte një sulm i qëllimshëm. Kjo ngjarje tragjike vjen vetëm një muaj pasi dy fëmijë u vranë kur një shofer autobusi hyri me makinë në një çerdhe në Montreal.

Dy personat e vdekur mësohet se janë një burrë rreth të 70-tave dhe një tjetër 60-vjeçar. Mediat kanadeze raportuan se mes të plagosurve ka edhe fëmijë që po trajtohen në spitalin lokal.

The post Kamioni përplas për vdekje dy këmbësorë në Kanada appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights