Ka përfunduar takimi trilateral mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Pjesëmarrës në këtë takim ishte edhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Përfundimi i këtij takimi i lë vend deklarimi të palëve për të përfunduar me konferencën e Borrellit për media.
Kujtojmë se në këtë takim u diskutua për aneksin e planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
The post LAJMI I FUNDIT: Përfundon takimi Kurti-Vuçiq-BE në Ohër appeared first on Klan Kosova.


