Home > Uncategorized > PSD me protestë të shtunën: Marrëveshja e propozuar nga BE-ja e dëmshme për Kosovën

PSD me protestë të shtunën: Marrëveshja e propozuar nga BE-ja e dëmshme për Kosovën

//
/
Comments are Off

Partia Socialdemokratike ka bërë të ditur se të shtunën e javës së ardhshme, më 25 mars do të mbajnë protestë kundër marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Në njoftimin e lëshuar nga ky subjekt thuhet se dakordimi për marrëveshjen e mbrëmshme në Ohër është i dëmshëm për Kosovën.

“Kryeministri Albin Kurti nuk ka mandat për këtë marrëveshje. Mashtrimi është i madh dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe qytetarinë”.

“Prandaj, të gjithë që jeni kundër marrëveshjes dhe kundër mashtrimit ju ftojmë në protestë, të shtunën në ora 14:00 në sheshin ‘Zahir Pajaziti’”, ka thënë PSD.

The post PSD me protestë të shtunën: Marrëveshja e propozuar nga BE-ja e dëmshme për Kosovën appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights