Home > Uncategorized > SHBA: 16-vjeçari aksidenton për vdekje pesë fëmijë

SHBA: 16-vjeçari aksidenton për vdekje pesë fëmijë

//
/
Comments are Off

Pesë fëmijë raportohet se kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në Westchester të New Yorkut.

Sipas mediave, një 16-vjeçar derisa po e voziste një veturë të tipit Nissan, e kishte humbur kontrollin duke i goditur një pemë, e më pas ka marrë flakë, përcjell Klankosova.tv

Viktimat thuhet se ishin të moshës 8 deri në 17 vjeç, dhe janë nga Connecticut.

Një nëntëvjeçar i ka mbijetuar aksidentit.

Sipas policisë ende mbetet i panjohur shkaku që ka çuar deri tek aksidenti.

Rasti po hetohet nga policia e Qarkut të Westchester/ Klankosova.tv

 

The post SHBA: 16-vjeçari aksidenton për vdekje pesë fëmijë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights