105 pjesëtarë të korit dhe orkestrës së Filarmonisë së Kosovës performuan sonte në Qendrën e Kulturës Belem.
U interpretuan vepra Baresha e Rexho Mulliqit dhe Nexhmije Pagarushës, Rrugëtimi nga Valton Beqiri, Mesha për Paqe e Karl Jenkins dhe për nderë të pritjes nga ana portugeze, performuan veprën Cancao do Mar, ka bërë të ditur Ministria e Kulturës e Kosovës.
Ky koncert shumë i veçantë që po mbahet në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës në Portugali u prit tejet mirë nga publiku.
“Tinguj të muzikës shqipe në Lisbonë. Performancë e mahnitshme nga Filharmonia e Kosovës”, ka shkruar ministri i Kulturës Hajrulla Çeku.
The post Tingujt e Bareshës dëgjohen në Lisbonë të Portugalisë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.