Home > Uncategorized > Aksident me vdekje në Thumanë

Aksident me vdekje në Thumanë

//
/
Comments are Off

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së martës në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë.

Sipas të dhënave paraprake, një makinë ka dalë nga rruga dhe u përplas me barrierat anësore, ku për pasojë humbi jetën pasagjeri Luan Dukaj.

Në momentin e aksidentit në makinë kanë qenë të pranishëm dhe tre persona të tjerë, të cilët kanë mbetur të plagosur rëndë, mes të cilëve dhe shoferi.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje./A2

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

The post Aksident me vdekje në Thumanë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights