Home > Uncategorized > Aktorja Amanda Bynes shtrohet në spital psikiatrik

Aktorja Amanda Bynes shtrohet në spital psikiatrik

//
/
Comments are Off

Aktorja amerikane, Amanda Bynes është vënë në një ndalesë psikiatrike 72-orëshe, pasi u pa duke shëtitur rrugëve lakuriq.

Sipas një dëshmitari, aktorja e ka ndaluar një makinë që po kalonte, derisa i ka thënë shoferit se “po kalonte një episod psikotik” dhe ai kishte reaguar duke e thirrur emergjencën, shkruan E-Online, transmeton Klankosova.tv.

Ajo më pas u dërgua në një stacion policie dhe mori vëmendjen menjëherë nga një person nga stafi i shëndetit mendor që kërkoi që aktorja të dërgohej në kujdes psikiatrik.

Ndalesa e Bynes në spitalin psikiatrik erdhi si rezultat i gjendjes së saj emocionale, derisa e njëjta mund të zgjaste nëse ajo do të rrezikonte jetën e saj apo të tjerëve.

E gjithë ngjarja ndodhi, pothuajse një vit pasi ajo u lirua nga konservatori, i cili zgjati gati dhjetë vjet.

The post Aktorja Amanda Bynes shtrohet në spital psikiatrik appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights