Home > Uncategorized > Rama: Ashtu si Britania nuk është vetëm “Mr. Bean”, edhe ne nuk jemi vetëm “Taken”

Rama: Ashtu si Britania nuk është vetëm “Mr. Bean”, edhe ne nuk jemi vetëm “Taken”

//
/
Comments are Off

Gjatë vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte i ftuar në një bisedë në studion e programit “Today” të BBC Radio 4.

Ai u shpreh se shqiptarët nuk lidhen vetëm me varkat dhe se sipas tij shqiptarët janë një komunitet i rëndësishëm në Britani.

“Ashtu si Britania nuk është vetëm “James Bond” apo “Mr. Bean”, edhe ne nuk jemi vetëm “Taken””, tha Rama.

Rama theksoi se veçimi i një komuniteti të tërë, siç ndodhi me deklaratat e sekretares Braverman, por edhe nga anëtarë të tjerë të kabinetit, nuk bëhen në qytetërimin tonë dhe nuk përfaqësojnë aspak Britaninë.

Sipas tij, kjo ka qenë një pikë shumë e ulët në marrëdhëniet mes dy vendeve. Por për kreun e qeverisë, ka vullnet për ta tejkaluar këtë./tvklan

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

The post Rama: Ashtu si Britania nuk është vetëm “Mr. Bean”, edhe ne nuk jemi vetëm “Taken” appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights