Home > Uncategorized > Trajneri i Marokut: E mposhtëm Brazilin në mes të Ramazanit, pas faljes së Taravive

Trajneri i Marokut: E mposhtëm Brazilin në mes të Ramazanit, pas faljes së Taravive

//
/
Comments are Off

Kombëtarja e Marokut, që shkaktoi sensacion në Kampionatin Botëror “Qatar 2022” duke “rrëmbyer” vendin e katërt në këtë kompeticion, ka befasuar sërish.

Skuadra afrikane e ka mposhtur Brazilin, në ndeshjen miqësore e cila u zhvillua mbrëmjen e së shtunës.

Ekipi i udhëhequr nga trajneri Walid Regragui, fitoi me rezultat 2:1.

E pikërisht ishte ky i fundit ai i cili foli rreth ndeshjes.

Regragui, tha se e arritën fitoren në muajin e madhërishëm të Ramazanit.

“E mposhtëm Brazilin, në mes të muajit të Ramazanit, pas faljes së Taravive. Është çmenduri”, tha ai.

Trajneri theksoi se kjo ndodhi disa orë pasi futbollistët e tij bënë iftar.

Ai shtoi se arritën të triumfojnë ndaj “vendit të futbollit”, shkruajnë mediat e huaja përcjell Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

Maroku në formë edhe pas botërorit, e mposht Brazilin në miqësore (VIDEO)

The post Trajneri i Marokut: E mposhtëm Brazilin në mes të Ramazanit, pas faljes së Taravive appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights