Home > Uncategorized > Zjarrfikësit japin detaje për zjarrin në Institutin e Mjekësisë Ligjore

Zjarrfikësit japin detaje për zjarrin në Institutin e Mjekësisë Ligjore

//
/
Comments are Off

Mbrëmjen e së shtunës ka shpërthyer një zjarr në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Lidhur me rastin detaje kanë dhënë Zjarrfikësit.

Komandanti i Brigadës së Prishtinës Malë Gashi, tha për Klankosova.tv se ishin duke u djegur disa tuba të letrave në tre rafte.

“Është bërë shuarja e zjarrit dhe është bërë ventilimi i tymit nga ajo hapësirë. Për hetime të mëtutjeshme për shkaktarët e zjarrit, merren Inspektorët për Hulumtimin e shkaqeve të zjarrit. Zjarrfikësit e kanë përfunduar punën e tyre në ora 22:55”, tha Gashi për Klankosova.tv

Lidhur me rastin mbrëmë ishte deklaruar edhe Ministria e Drejtësisë/ Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

Zjarr në Institutin e Mjekësisë Ligjore

The post Zjarrfikësit japin detaje për zjarrin në Institutin e Mjekësisë Ligjore appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights